Një shtetas turk 49-vjeçar është arrestuar duke hyrë në Shqipëri me 4 emigratë të paligjshëm në kamion.

Shërbimet e Policisë Kufitare Qafë-Thanë, teksa kanë bërë kontroll të imtësishëm në një kamion të markës “Daf” më drejtues 49-vjeçarin me iniciale M.T banues në Stamboll, kanë gjetur në pjesën e brendshme të trailerit 4 emigrantë të paligshëm.

Këtyre të fundit përmes një shpërblimi 4000 euro personi, shtetasi turk u kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Veprimet e mëtejshme u kryhen nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, të cilët bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. T., për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për hetime të mëtejshme.