Janë përcjellë për në banesën e fundit në dy ceremoni të ndara, 61-vjeçari Xhevahir Hoxha dhe bashkëjetuesja e djalit të tij, Metushe Hazizi.

30-vjeçarja u varros në fshatin Suk 1 nga familjarët e saj larg syrit të mediave, ndërsa Xhavahir Hoxha në një ceremoni të mbajtur në fshatin ku ndodhi krimi i dyfishtë që tronditi vendin.

Djali i autorit të krimit të rëndë, Fatjon Hoxha, ka marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të babait të tij dhe jo në atë të bashkëjetueses.

Ndërkohë në varrim ka pasur edhe forca të pranishme policie, nga frika e një hakmarrje.

Ngjarja e rëndë ndodhi pas konflikteve të vazhdueshme mes Xhevahir Hoxhës dhe bashkëjetueses së djalit të tij

61-vjeçari nuk pranonte lidhjen e çiftit dhe i kishte kërkuar të resë të largohej nga banesa e tij