Kryetarja e Bashkisë së Durrësit Emiriana Sako ka nënshkruar një marrëveshje me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Durrës, për të ndërmarrë nisma në mbrojtje të biznesit në qytetin bregdetar.

Në postimin në rrjetet sociale, Sako shkruan se për arritjen e kësaj marrëveshje ka bashkëbiseduar me përfaqësues të rrjeteve të supermarketeve kryesore në Durrës.

Kryebashkiakja bën me dije se pikat kryesore janë:

-Marrjen e masave ligjore dhe administrative për evadimin e mbetjeve sipas fashave të caktuara të orareve gjë që është në funksion të përgatitjeve që po bëjmë për sezonin turistik.

-Dakordësimi lidhur me uljen e çmimeve të produkteve të shportës, produkteve higjeno-sanitare dhe mjeteve mësimore, për të rinjtë që përfitojnë nga Karta e Studentit që ofron Bashkia e Durrësit.

Postimi i plotë:

Me Kryetarin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Durrës, Alban Isteri nënshkruam Marrëveshjen e Bashkëpunimit, me qëllimin për të ndërmarrë nisma të përbashkëta që i shërbejnë nxitjes dhe mbrojtjes së klimës së biznesit në Durrës.

Gjithashtu, në kuadër të forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional me biznesin, bashkëbisedova me përfaqësuesit e rrjeteve të super marketeve kryesore në Durrës lidhur me problematikat e bizensit.

Gjatë takimit u ndalëm në dy momente kryesore:

Marrjen e masave ligjore dhe administrative për evadimin e mbetjeve sipas fashave të caktuara të orareve gjë që është në funksion të përgatitjeve që po bëjmë për sezonin turistik.

Dakordësimi lidhur me uljen e çmimeve të produkteve të shportës, produkteve higjeno-sanitare dhe mjeteve mësimore, për të rinjtë që përfitojnë nga Karta e Studentit që ofron Bashkia e Durrësit.