Mediat greke kanë bërë publike fotografinë e 27-vjeçarit shqiptar, i cili është autor i përdhunimit të një vajze 17-vjeçare.

Vajza e njohu shqiptarin në Instagram, ku iu prezantua si pakistanez dhe më pas e çoi në një apartament në Korydallos, ku e dhunoi. Shqiptari, identiteti i të cilit nuk është zbuluar u arrestua ditën e djeshme.

Mbrëmjen e 11 prillit, shqiptari e bindi vajzën që të takoheshin jashtë shtëpisë së saj për të dalë për një shëtitje. Rreth orës 21:30 e mori me motor dhe e çoi në një park në zonën e Korydallos.

Rreth orës 22:30, autori e çoi në një apartament në të njëjtën zonë ku ai banonte, mbylli derën dhe çoi zërin e televizorit që fqinjët të mos dëgjonin asgjë.

Më pas u zhvesh dhe dhunoi të miturën, e  cila iu lut që të ndalonte por përdhunimi zgjati rreth gjysmë ore. Më pas, 27-vjeçari e çoi në shtëpinë e saj duke i kërkuar që të mos fliste për asgjë.

Por vajza denoncoi përdhunimin duke i bërë përshkrim në polici të riut shqiptar dhe llogarisë që ai përdor në Instagram.