Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lushnje ku 44-vjeçar është arrestuar pasi akuzohet për dhunë.
Mësohet se shtetasi I.H ka goditur me grushte një 53-vjeçar për motive të dobëta.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin I. H., 44 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka goditur me grushte, për motive të dobëta, shtetasen K. Sh., 53 vjeçe.”, tha policia.





