Ish-deputeti i PS-së, Alqi Bllako do të merret në pyetje sot nga Prokuroria e Posaçme kundër krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.
Bllako ndodhet në burg pasi nga hetimet e SPAK ka rezultuar i përfshirë në aferën e Inceneratorit të Fierit.
Ish-deputeti është i dyshuar per kryerjen e veprave penale “shperdorim detyre” ne bashkëpunim dhe “korrupsion pasiv i funksionareve te larte shteterore ose i te zgjedhurve vendore”.
Nga hetimet e SPAK ka rezultuar se në kohën kur Bllako ka shërbyer si Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka kryer veprime të kundraligjshme me dashje gjatë procedurës së shpronësimit të tokës në ndërtimin e inceneratorit të Fierit, duke shkaktuar një dëm prej 16.288.344 lekësh.
Po ashtu vihet në dukje nga Prokuroria e Posaçme, se Bllako, ka favorizuar kompaninë koncensionare “Integrated Technology Waste Treatment”, kundrejt përfitimit të parregullt, të shumës 14.964.900.