Kremlini ka bërë me dije se kushti që të takohet Vladimir Putin me Volodymyr Zelensky, është përgatitja e një dokumenti për firmosje nga të dy udhëheqësit.

Në një dalje të përditshme para mediave, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, mohoi se Presidenti rus ka refuzuar takimin me homologun ukrainas.

“Në parim, presidenti Putin nuk e refuzoi kurrë një takim me Presidentin Zelensky por duhet të përgatiten disa kushte për të, domethënë, teksti i dokumentit të marrëveshjes për të nënshkruar,” u tha Peskov gazetarëve.

Që nga fillimi i pushtimit rus, Zelensky ka bërë thirrje vazhdimisht për bisedime me presidentin rus, por deri më tani nuk ka pasur bisedime në nivelin më të lartë.