Një minë anti-tank e paplasur është gjetur ditën e sotme në Burrel.

Mina është gjetur vetëm 10 metra nga rruga nacionale Burrel-Skuraj.

Bëhet me dije se dyshohet që brenda minës të ketë 5 kg lëndë plasëse e llojit tritol.

Mina u pikas fillimisht nga një banor i zonës, i cili njoftoi më pas autoritetet ligjzbatuese.

Policia ka rrethuar zonën.