Yana është 10 vjeçe. Ajo është një nga katër fëmijët që sapo kam takuar në një spital ukrainas.

Një javë më parë ajo ishte në stacionin e trenit Kramatorsk duke u përpjekur t’i shpëtonte luftës kur u godit nga raketa.

Vogëlushja ka humbur të dyja këmbët dhe nënën e saj. Me kërkesë të mjekëve nuk po ia tregojmë fytyrën.

Një raketë ruse goditi stacionin hekurudhor në Kramatorsk më 8 prill. Stacioni ishte rruga kryesore që përdorej nga njerëzit për t’i shpëtuar luftimeve në lindje.

Mijëra, kryesisht gra dhe fëmijë, ishin në stacion kur ndodhi sulmi. Të paktën 57 persona humbën jetën dhe mbi 100 u plagosën.