Të dhënat e Institutit të Statistikave dhe Doganave tregojnë se një shqiptar konsumon përafërsisht 3.1 kg kafe në vit. Ndërkohë, revista The Economist shprehet se konsumatori shqiptar preferon kafenë në vend të çajit.

Përbërësit e të dy lëngjeve i bëjnë ato të mira për shëndetin, veçanërisht kundër sëmundjeve të zemrës, diabetit, problemeve me mëlçinë e të tjerë. Në aspekt stimulimi, kafeja është më e fortë se çaji. Kjo ndodh për shkak të nivelit të lartë të kafeinës thonë ekspertët. Për më tepër, në varësi të llojit, kafeja (nëse nuk e teproni me të) është mirëbërëse edhe për shëndetin e trurit.

Roli i kafesë te shëndeti i trurit dhe aftësitë e të nxënit
Studimet sugjerojnë se kafeja mund ta mbrojë trurin nga problemet me të kuptuarit dhe të përmirësojë aftësitë e të menduarit. Shkencëtarët kanadezë të Institutit Krembil Brain, shpjegojnë se çelësi i suksesit të kafesë në mbrojtjen e trurit nga sëmundje të ndryshme nuk qëndron tek kafeina. Sipas tyre, gjatë pjekjes, kokrrat e kafesë çlirojnë disa substanca.

Janë pikërisht këto substanca që kanë rolin kryesor në mbrojtjen e trurit. Në arritjen e këtij konkluzioni, shkencëtarët analizuan tre lloje kafesh. Bëhet fjalë për kafenë e pjekur fort, të pjekur lehtë dhe atë pa kafeinë por të pjekur fort. Studiuesit zbuluan se gjatë pjekjes së kokrrave, kafeja çliron disa përbërës të rëndësishëm.

Ata quhen fenilindanes, dhe i japin kafesë shijen pak të athët. Këto përbërës, pengojnë aktivizimin e proteinave toksike në tru. Ato luajnë faktor kyç në shfaqjen e sëmundjeve të Alzheimerit dhe Parkinsonit. Sipas studiuesve, sa më gjatë të piqen kokrrat e kafesë, aq më shumë substanca mirëbërëse do të çlirojnë ato. Kjo do të thotë se kafeja me ose pa kafeinë duhet të jetë e pjekur fort që të jetë e pasur me përbërësit e lartpërmendur. Sidoqoftë, si në rastin e çdo ushqimi ose pijeje tjetër në botë, sekreti i përvetësimit të këtyre të mirave është të mos e teproni./AgroWeb