Guvernatori Gent Sejko zhvilloi një takim zyrtar me Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Yuri Kim, në ambientet e Bankës së Shqipërisë.

Ky takim u zhvillua në kuadër të rizgjedhjes së Guvernatorit Sejko me një mandat të dytë si drejtues i institucionit të bankës qendrore.

Mësohet se gjatë takimit është diskutuar lidhur me gjendjen e ekonomisë në vend pas periudhës së Covid-19 dhe për krizën e rritjes së çmimeve në vend.