Presidenti i Ukrainës ka paralajmëruar se bota duhet të përgatitet për mundësinë që Putin të përdorë armë bërthamore.
Duke folur për CNN, Volodymr Zelensky tha se Putini do të ishte i aftë të vendoste armë bërthamore sepse ai nuk e vlerëson jetën njerëzore. I pyetur nëse ai ishte i shqetësuar për këto paralajmërime nga CIA, Zelensky tha:
Jo vetëm unë, mendoj se e gjithë bota, të gjitha vendet duhet të shqetësohen, sepse ju e dini që mund të mos jetë informacion i vërtetë, por mund të jetë e vërteta. Ata mund ta bëjnë atë … ata mund … për ta, jetët e njerëzve nuk janë asgjë.





