Mbi 900 trupa civilësh u zbuluan në rajonin e Kievit pas tërheqjes së forcave ruse.
Shifrat tronditëse u njoftuan menjëherë pasi Ministria e ruse e Mbrojtjes njoftoi se do të shtonte sulmet me raketa në Kiev si përgjigje ndaj pretendimeve të Moskës për sulme në territorin e saj nga forcat ukrainase.
Ky paralajmërim vjen pas humbjes së luftanijes kryesore ruse, për të cilën një zyrtar i lartë amerikan konfirmoi se ishte goditur nga të paktën një raketë ukrainase.
Trupat ruse në Mariupol dyshohet se po gërmojnë mijëra civilë të vdekur dhe po djegin trupat e tyre në krematoriume të lëvizshëm në një përpjekje të mundshme për të shkatërruar provat e mizorive si ato të zbuluara në Bucha dhe qytete të tjera jashtë Kievit kur rusët u tërhoqën.
Këshilli i qytetit të Mariupolit në një postim në Telegram sot tha se burrat e Moskës po zhvarrosnin trupat e varrosur në oborret e banimit brenda qytetit dhe po caktonin roje në çdo shesh për të ndaluar vendasit që të rivarrosnin miqtë dhe të afërmit e tyre të vdekur.
“Përse po kryhet zhvarrosja dhe ku do të merren trupat nuk dihet”, tha këshilli në një deklaratë të postuar në aplikacionin e mesazheve Telegram.





