Pjesa e parë e ditës do të jetë në dominimin e motit të kthjellët dhe kalimeve të lehta të vranësirave, të cilat më të fokusuara do të jenë në zonat malore.
Sipas MeteoAlb, në pjesën e dytë të ditës pritet që vranësirat të shtohen në të gjithë territorin, duke sjellë reshje të izoluara në zonat jugore dhe juglindore.
Temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 8 gradë Celsius deri në 25 gradë Celsius.
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi verior-veriperëndimor, duke krijuar dallgëzim 2 ballë.