Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako shprehet se po vijojnë përgatitjet për sezonin e ri turistik.

Në një postim në rrjetet socilae, Sako shkruan se krahas punës së përditshme për pastrimin e qytetit, po pastrohet gjithashtu edhe e gjithë zona bregdetare e Durrësit.

Kryebashkiakja thotë se “Me ndërmarrjet tona dhe me kapacitete të shtuara po bëjmë të mundur që kjo zonë të jetë tërësisht e pastër përpara fillimit të sezonit.”

Postimi i plotë i Sakos:

Krahas punës sonë të përditshme për pastrimin e qytetit si dhe larjen e rrugeve e shesheve vijojmë përgatitjet për sezonin e ri turistik.

Po pastrojmë të gjithë zonën bregdetare nga papastërtitë dhe leshteriku. Me ndërmarrjet tona dhe me kapacitete të shtuara po bëjmë të mundur që kjo zonë të jetë tërësisht e pastër përpara fillimit të sezonit.

Puna vazhdon çdo ditë. Durrësi i pastër është prioriteti ynë.