Jonida Maliqi ka shumë vite që është kthyer në një emër të njohur në botën e muzikës. Së fundmi këngëtarja ka qenë e ftuar mbrëmë në programin “Style Star” në rolin e anëtares speciale të juries. Maliqi përveç se ka dhënë opinion e saj në lidhje me veshjet dhe stilet e konkurrentëve, ajo ka folur gjithashtu edhe pak për jetën e saj personale.

Këngëtarja është bërë nostalgjike duke treguar se nuk ka shkuar në mbrëmjen e maturës, por ka preferuar të kalojë një darkë romantike me të dashurin e saj. Kujtojmë se Jonida Maliqi ka qenë e lidhur me ish-burrin e saj, Gent Prizrenin që në moshën 17-vjeçare.

”Unë nuk kam shkuar në mbrëmjen e maturës. Klasa ime përbëhej nga 13 meshkuj dhe vetëm 6 vajza në Liceun Artistik. Për më tepër në atë periudhë unë po përjetoja një dashuri të madhe dhe i thashë mamit po shkoj në mbrëmje mature dhe dola për darkë me të dashurin”,- është shprehur Jonida.