Kjo e diel do të jetë pa makina në kryeqytet, pasi i dedikohet këmbësorëve e fëmijëve.
Kufizimi i qarkullimit të makinave do të prekë vetëm disa segmente në Tiranë, duke nisur nga ora 09:00 e mëngjesit deri në 15:00.
Kufizimi prek bulevardin “Dëshmorët e Kombit” nga Ministria e Brendshme deri tek ish-hotel Dajti. Nga Ura e “ish Hotel Dajtit” deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali” si dhe segmenti i rrugës Myslym Shyri- nga kryqëzimi i Gjykatës së Lartë me drejtim dalje në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Në pjesën tjetër të kryeqytetit qarkullimi i makinave do të vijojë normalisht. Bashkia e Tiranës po e kthen në traditë tashmë të dielën pa makina. Edhe më herët janë zhvilluar ditë të tilla që kanë qenë të mbushura me aktivitete kryesisht për fëmijët, shumë prej të cilëve lëviznin në rrugë më bicikleta e monopatina.