Sara Hoxha dhe Ledion Liço do të bëhen prindër për herë të tretë.
Lajmi u konfirmua nga vetë Sara, e cila pak ditë më parë publikoi në Instagram një foto të saj dhe Ledionit duke ecur. “Këta dy fëmijë së shpejti do të kenë tre fëmijë të tyre”, shkroi ajo në postim.
Ndërsa ditën e sotme, Sara ka zbuluar gjininë e bebes. Ajo është në pritje të një vajze dhe këtë e ka treguar ngjyra rozë brenda tollumbacit. Ky lajm e ka emocionuar jashtë mase Sarën e cila duket se nis të qajë menjëherë, duke i plotësuar kështu ëndrrën për të pasur edhe një vajzë.
Kujtojmë që çifti kanë dy djem, London dhe Roman.