Një grua nga Skocia ka dhënë një paralajmërim të frikshëm për të gjithë ata që kafshojnë thonjtë e tyre, pasi ky zakon mund t’i çojë ata drejt prekjes nga një infeksion vdn ekjeprurës.
Karen Peat ka ndarë në rrjetet sociale fotografi të gishtit të një mikut të saj, i cili ishte fryrë dukshëm dhe kishte një flluskë të verdhë.
Personi në fjalë, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, u nis me urgjencë drejt spitalit, pasi mori një infeksion në gisht pas kafshimit të thonjve.
Mjekët kërkuan që ai të kryente një operacion urgjent, pasi infeksioni kishte filluar të përhapet në krahun e tij.
Nëse do ta kishte lënë shumë gjatë, ky infeksion do t’i kushtonte jetën.
Karen iu kërkoi të gjithë miqve të saj ta shpërndanin postimin e saj, për të paralajmëruar edhe personat e tjerë.
Miku i saj u mjeku me antiobiotikë dhe iu bë një ndërhyrje kirurgjikale për eleminimin e virusit.
Sipas ekspertëve, kafshimi i thonjve mbart rreziqe të shumta, që përfshijnë infeksionin, dëmtimin dhe rritjen anormale.
Ky ves mund të rezultojë në ndryshime estetike në paraqitjen e thonjve tuaj, ftohje më të shpeshta, një sërë sëmundjesh të tjera, si dhe dëmtimin e dëmtëve për shkak të ngurtësisë së thonjve.