Një ngjarje e pazakontë është bërë publike nga Shoqata e Infermierëve në Shqipëri, ku një vajzë e re ka shkuar në Urgjencën e QSUT me dhimbje të forta në barku dhe ka sjell në jetë foshnjën në tualet.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme, ku rreth orës 02:00 të mëngjesit është paraqitur në Urgjencë, me dhimbje të forta barku, një vajzë e re. Mësohet se vajza ka kërkuar të shkojë në tualet dhe pas krizave të forta, që i kishte si rezultat i shtatzanisë, ajo ka lindur në tualetin e Urgjencës së QSUT.

Mësohet se asaj i është dhënë ndihma e nevojshme në Urgjencë dhe më pas është shoqëruar në maternitet për të marrë shërbimet e nevojshme.

Nuk kishte ndodhur me pare ne vend qe te paraqitesh ne Urgjence per dhimbje barku dhe te lindesh ne tualet.

Burime per Shoqaten e Infermiereve tregojne qe mbremjem e djeshme rreth ores 02:00 te mengjesit eshte paraqitur ne Urgjencen e semundjeve te brendshme e cila tashme konsiderohet dhe si Urgjenca Polivalente qe pret te gjitha llojet e Urgjencave dhe pas triazhit cdo pacient dergohet ne specialitetin qe ka nevoje per sherbim.

E reja eshte paraqitur ne Urgjence duke referuar me dhimbje te forta barku dhe pasi eshte pritur nga stafi i urgjences nga ana e vajzes eshte kerkuar te shkoj te tualet.

Sapo ajo ka shkuar ne tualet dhe per shkak te krizave qe kishte rezulton qe ajo ishte shtatzene dhe ka lindur pikerisht ne tualetin e Urgjences se QSUT ku pasi mori ndihmen e nevojshme u shoqerua ne maternitet ku mori ndihmes dhe sherbimin e nevojshem.

Urime te perzemerta te gjithe stafit te Urgjences te cilet ishin prezent dhe asistuan duke ndihmuar te rene e cila tashme gezon shendet te mire”,-shkruhet në deklaratën e Shoqatës së Infermierëve në Shqipëri.