Reperi i njohur Don Xhoni dhe modelja ruse Ariana Lirey konfirmuan nëpërmjet rrjeteve sociale se lidhja e tyre kishte marrë fund. Ata ishin në qendër të vëmendjes me deklaratat e forta kundrejt njëri-tjetrit.
Menjëherë pasi konfirmoi ndarjen, Ariana Lirey fshiu çdo postim në llogarinë e saj në Instagram ku shfaqej krah reperit. Kështu pas ndarjes nga reperi, ajo filloi të ndiqte në Instagram një nga rivalët e tij më të mëdhenj në muzikë, Noizy-n, por nuk mund të thonim të njëjtën gjë për nga ana e reperit.
Përveç kësaj Ariana riktheu sërish në feed-in e saj dhe foton e parë që publikoi me Donin teksa ishin në Dubai por pa ndonjë mbishkrim krahas saj. Madje fansat menduan se mos ndoshta nga ana e modeles pati ndonjë “pendesë”, gjë që mund të sillte përsëri ribashkimin e tyre.
E teksa u përfol se Ariana e simpatizonte Noizyn apo e bëri për hakmarrje ndaj ish-të dashurit, ajo postoi në “Instastory” një foto ku ndodhej në krahët e një personi anonim dhe direkt pas këtij postimi fshiu menjëherë dhe foton me Don Xhonin.
Mirëpo së fundmi ‘PanoramaPlus’ zbuloi se modelja nuk e ndjek më Noizyn në rrjetet sociale. Nuk dihet se cili ka qenë shkaku i këtyre gjesteve nga ana e bukuroshes ruse por mund të themi se së fundmi Ariana po tërheq vëmendjen e të gjithëve me veprimet e saj.