Gjykata e Fierit ka shpallur sot fajtorë tre autorët e vrasjes makabre të Drita Saliajt, ngjarje e ndodhur më 6 janar të vitit 2020.
Mësohet se gjykata ka dënuar me burgim të përjetshëm Ervis Zotajn, ndërsa ka dënuar me nga 17 vite dhe 14 vite burgim dy personat e mitur të përfshirë në vrasje, Sindi Shehaj dhe Luis Saliaj.
Drita Saliaj, 52-vjeç, u mbyt në rezervuar nga nipi i burrit të saj, Luis Saliaj dhe dy shokët e tij Ervis Zotaj dhe Sindi Shehaj.
Në dosjen e prokurorisë thuhej se 52-vjeçarja është përdhunuar para se të hidhej në rezervuar.