Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i dënuar për shpërdorim detyre me 3 vjet e 4 muaj heqje lirie, ka bërë kërkesë në Gjykatë për pezullimin e dënimit me burg.
Tahiri përmes avokatit të tij ka kërkuar pezullimin e ekzekutimit të vendimit të GJKKO.
Sipas Tahirit vendimi i Apelit është marrë ne kundershtim me ligjin dhe se kjo vuajte dënimi nuk mund të vijojë. Më tej në kërkesë shkruhet se familja e tij gjendet e ekspozuar ndaj pasojave të mundshme dhe se vendimi cënon rëndë interesat e tij,
Kujtojmë se pak ditë më parë ishte SPAK që iu drejtua me rekurs Gjykatës së Lartë duke kërkuar cilësimin e veprës penale “trafik droge në kuadër të grupit strukturuar kriminal” për ish-ministrin e Brendshëm. Po ashtu SPAK kërkoi nga kjo gjykatë kthimin e dosjes sërish për rigjykim në Apel me një trupë të re gjyqtarësh.