Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Itali ditën e sotme.

Sipas asaj që shkruajnë mediet italiane, një 24-vjeçar ka vrarë nënë e tij.

Ansa shkruan se një grua 58-vjeçare u godit me shqelma dhe grushte nga djali i saj në kulmin e një mosmarrëveshjeje mëngjesin e sotëm. Si pasojë e goditjeve, gruaja ka ndërruar jetë.

Ka qenë vetë 24-vjeçari  që ka telefonuar karabinierët dhe ka pranuar krimin.

Në vendin e ngjarjes ndodhen Karabinierët dhe Njësia e Ndihmës Shkencore e Komandës së Provincës Monza.

Nënë e bir jetonin së bashku, ndërsa sipas dëshmisë së disa fqinjëve burri i 58-vjeçares kishte vdekur prej kohësh.

I riu ndodhet në paraburgim dhe pritet të merret në pyetje nga hetuesit.