Pjesa e parë ditës do të jetë me alternime kthjellimesh të pakta dhe vranësirash të shpeshta, të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Veriore.

Ndërsa, sipas Meteoalb pjesa e dytë e ditës do të sjelli shtim të vranësirave në të gjithë Shqipërinë duke gjeneruar reshje shiu në të gjithën territorin. Më të dukshme reshjet e shiut do të jenë në zonat Veriperëndimore.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 23°C. Era do të fryjë e mesatere në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 65 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 6 ballë.