Pagjumësia është shumë e dëmshme për sistemin kardiovaskular. Dhe nga statistikat, 50% e personave që kanë probleme me zemrën vuajnë pikërisht nga shqetësime që lidhen më një pushim të mirë gjatë natës.
Pra mungesa apo çrregullimet e gjumit sjellin një sërë shqetësimesh jo vetëm në anën fizike, psikologjike, ndikojnë në marrëdhëniet shoqërore, në lëkurë, por kompromentojnë edhe shëndetin e zemrës, duke rrezikuar seriozisht jetën.
Këtë e vërteton edhe një studim i fundit i kryer nga universiteti i Oslos, ku kërkuesit shkencorë kanë monitoruar për më tepër se një vit e gjysmë rreth 1050 pacientë. Në konkluzionin e kërkimit problemet e pagjumësisë shtojnë 16% rrezikun për të vuajtur nga sëmundjet e zemrës si infarkt, iktus apo probleme me qarkullimin e gjakut.