Pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla lundruse si dhe anijeve të peshkimit për shkak të përkeqësimit të motit dhe situatës detare.
Drejtoria e Përgjithshme Detare njofton se si rezultat i erave të forta me drejtim JUG-JUGLINDJE në datën 21 prill 2022 në orën 22:00 deri më datën 23 prill 2022, moti në të gjithë bregdetin shqiptar do të jetë përkeqësuar.
Bregdeti shqiptar do të përfshihet nga era me shpejtësi deri në 20m/s dhe lartësia e dallgës së detit arrin në 2.50 deri 4.00 m ku forca e detit shkon 5-6 deri 7-8 ballë.
Kushtet e motit përmirësohen në datën 23 prill 2022 mbas orës 06:00. Për shkak të kushteve të motit të përkeqësuara, pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla lundruse si dhe anijet e peshkimit.
Drejtori e Përgjithshme Detare ju bën me dije që të gjithë drejtuesit e mjeteve lundruese të marrin masa për sigurimin e mjeteve lundruese me qëllim parandalimin e ngjarjeve dhe situatave detare.