Aksident në rrugën e vjetër Lezhë-Laç, në afërsi të fshatit Manati. Një automjet është përplasur me një ciklomotor, e si pasojë janë plagosur tre fëmijë të moshës 13 deri në 15 vjeç.

Ata janë dërguar në spitalin rajonal të Lezhës, për ndihmë mjekësore. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit.