Sa lekë ka hequr mënjanë qeveria shqiptare për të blerë vaksinat kundër covid? Kësaj pyetjeje kaq të thjeshtë nuk i ka dhënë përgjigje ende qeveria shqiptare. Edhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti që drejton vendin më të vogël të Europës tha pak ditë më parë se janë porositur 1.8 milionë doza për të cilat buxheti ka hequr mënjanë 40 milionë euro për sigurimin e tyre.

Kryeministri Edi Rama tha në 1 janar të këtij viti se vendi ynë ka siguruar nga Pfizer, 500 mijë doza, por nuk dha detaje për shumën që duhet të paguhet. Kjo pyetje iu bë në emisionin “Open” në TCH edhe ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e cila foli për përpjekjet që po bëhen, por nuk dha një shifër të saktë edhe pse gazetarët në studio këmbëngulën.

Qeveria shqiptare ka thënë më herët se ka paguar 4 milionë dollarë për COVAX, skema globale e OBSH për ndarjen e vaksinave, por që ende nuk ka siguruar asnjë të vetme dhe që rrezikon të dështojë.