Gjykata e Tiranës ka lënë në masën ‘arrest me burg’ Elis Suçin, i arrestuar pak ditë më parë për grabitjen e parave në filialin e Postës Shqiptare në Kamëz.
Por, dalja e tij para gjykatës ishte për një tjetër grabitje, atë të një marketi disa kohë më parë.
Në marrjen në pyetje Suçi pranoi autorësinë e vjedhjes, ndërsa pretendoi se e ka bërë prej fëmijës së tij të mitur.
Pritet që të riut t’i jepet masa e sigurisë edhe për të shtënat me armë zjarri, pasi më 3 mars të këtij viti, kur policia tentoi ta arrestonte pranë një gjimnazi në Kamëz, ai ka qëlluar me armë.