Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë pak ditë më parë në Itali, ku avokati shqiptar u gjet në rrugë me fytin e prerë.

Mediat italiane thonë se në xhepin e avokatit shqiptar, Aineo Redo është gjetur një letër. Thuhet se në letër 48-vjeçari kërkonte ndjesë për aktin ekstrem.

Redo është gjetur nga kalimtarët me fyt të prerë ndërsa në dorë kishte një thikë. Policia dyshohen se është vetëvrasje, ndërsa nuk përjashtohet dhe fakti që të jetë dhe vrasje dhe autorët ta kenë lënë në dorën e viktimës thikën, për tu dukur si vetëvrasje.