Vllaznia-Partizani është kthyer në një epilog kontestimesh e protestash, shumë VAR e pak futboll. Historia nuk ndryshojë as në këtë akt të 6-të sezonal. Nuk ka fitues në “Loro Boriçi” në këtë sfidë të fundit mes dy klubeve emblemë, një barazim pa gola që i shërben pak dy ekipeve dhe objektivave të tyre për të siguruar një vend në Evropë.
Nuk festojnë në Shkodër, fitorja duket një kujtim i largët për kuqeblutë, ky barazim pa gola i rri ngushtë pasi shpërdorojnë një tjetër shans për të kapur vendin e katërt që i dërgon në Evropë. Partizani mund të marr pak frymë, një pikë në Shkodër nuk është për tu hedhur poshtë, por më shumë nga ky barazim pa gola festojnë Laçi e Kukësi.
Sfida nisi shpejt me gol, me Skukën që u vertikalizua bukur, shmangu dhe daljen e portierit Zogivic duke dërguar topin në rrjetë, por festa zgjati pak pasi gjyqtari i takimit anulojë gjithçka për pozicion jashtë loje. Adili iu përgjigj pak minuta më vonë duke krijuar iluzionin e golit teksa me kokë gjeti vetëm rrjetën e jashtme. Në fundin e pjesës së parë, shkodranët ishim me fat teksa Bulatovic në vijën fate shmangu një gol të sigurt.
Presioni u shtua në pjesën e dytë, shumë faulle e shumë kontestime. Bitri dhe Kallaku provuan në dy momente për të kaluar të kuqtë në avantazh. Në minutën e 80-të, Latifi reklamoi një 11-metërsh për faull në zonë, por nuk e mendoi në këtë mënyrë gjyqtari i takimit. Minutat e mbetura nuk sollën ndryshim në rezultat duke lënë gjithçka të hapur për fatet e zonën euro.





