Rajoni i Ballkanit nuk po gjen qetësi nga lëkundjet e tërmetit. Në orët e para të mëngjesit të së dielës, një tërmet me magnitudë 4.5 ballë është regjistruar në Greqi.
Mediat bëjnë me dije se tërmeti ka qenë me thellësi 8.3 km, ndërsa epiqendra e tij ishte 24 kilometra në jug të Kassos.
Aktualisht nuk raportohet për dëme në njerëz apo materiale, por vetëm panik te banorët që kanë lënë shtëpitë e tyre për disa minuta.
Dy ditë më parë, tërmeti me magnitudë 5.7 ballë goditi Bosnje Hercegovinën, ndërsa lëkundjet u ndjenë në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni e Veriut, Serbi, Itali, Slloveni dhe Kroaci.





