Vendi ynë do të paraqitet nën mbizotërimin e motit të qëndrueshëm ku kthjellimet do të jenë dominante gjatë paradites.

Ndërsa pasditja do të sjellë kalime vranësirash të lehta nëpër të gjithë territorin, më të dukshme në zonat juglindore duke rrezikuar shira të dobët. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Sipas MeteoAlb temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 25°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h kryesisht nga drejtimi jugperendimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.