Ashtu siç ishte bërë me dije më herët, në orën 15:00 ka nisur vaksinimi kundër Covid-19 në vendin tonë në ambientet e stadiumit “Air Albania”.

E para që ka bërë vaksinën është shefja e Infektivit, doktoresha Najada Çomo. Ndërsa pas saj është vaksinuar kryeministri Edi Rama.

Gjatë një konference më herët, Rama tha se “do ta bëjë vetëm për të dhënë mesazhin e qartë që jo vetëm është e sigurt por edhe arma asgjësuese e këtij armiku të padukshëm, dokrrat me çipa e manipulime të geneve e transformime të ilirëve në vikingë apo aziatikë janë qesharake.”

Ndërkohë që fill pas Ramës, vaksinën e bëri infeksionisti Pëllumb Pipero dhe më pas mjeku Tritan Kalo.