Një 20-vjeçar është goditur me thikë dhe është shtruar në gjendje të rëndë në spitalin San Martino në Xhenova.
Sipas mediave vendase, i riu ka pësuar një plagë me thikë në gjoks dhe është dërguar në terapi intensive ku është intubuar dhe për momentin është jashtë rrezikut për jetën.
Dinamika mbetet ende për t’u sqaruar në detaje, por sipas të gjitha gjasave ka qenë një përballje me një sherr mes rreth pesëmbëdhjetë të rinjve në terminalin e trageteve.
Policia ka ndërhyrë dhe ka arrestuar pesë bashkatdhetarët e 20-vjeçarit për plagë të rënda.





