Jetmir Muçollari, babai i Joan Muçollarit, i cili u plagos sot me armë zjarri në Pogradec, ka deklaruar në 2020 se kërkon azil për të dy djemtë pasi iu rrezikohet jeta në Shqipëri.

Asokohe pronarit të hotelit Voloreka, iu bë atentat me armë zjarri dy herë brenda javës. Dy persona qëlluan me kallashnikov, në drejtim të makinave të parkuara dhe hotelit. Sipas Jetmir Muçllarit objektivi i atentatit ishte djali i tij.

“Kanë qenë dy persona në këmbë, të cilët kanë qëlluar me kallashnikov,duke shkehur disa karikatorë në drejtim të makinave të parkuara dhe hotelit. Atentatorët kanë qëlluar disa herë në drejtim të dhomës ku flinte djali dhe dy dhomave ku ishin turistë. Nga plumbat nuk ka persona të lënduar. Fillimisht autorët qëlluan në drejtim të rojes së hotelit, duke i kërkuar që të mos lëvizte. Plumbat dëmtuan dy makinat e mia dhe të djalit dhe 4 mjete të turistëve. Jemi të kërcënuar si familje. Kërkojmë mbrojtje nga policia. Dyshoj se objektiv i atentatit të sotëm dhe atij që ndodhi para një jave ka qenë djali im. I kam denoncuar me emra autorët por policia nuk po vepron. Kërkoj azil për dy djemtë, pasi këtu ju rrezikohet jeta”, deklaronte, Jetmir Muçllari.

Këtë të hënë, biznesmenit të njohur të Pogradecit, iu plagos djali, Joan Muçllari, në një atentat nga dy persona, që lëviznin me makinë.