Nisur nga situata me pandeminë, Komiteti i Ekspertëve flet për një situatë të qëndrushme të pandemisë Covid 19 në vend dhe njoftoi lehtësim të mëtejshëm të masave.
Zv/ministrja Mira Rakacolli u shpreh se Shqipëria paraqet në gjendje të qëndrueshme.
“Komiteti Teknik i ekspertëve vendosi këto rekomandime: Bazuar në rekomandimin e ekspertëve të vaksinimit, vaksinimin me dozë të katërt të qytetarëve mbi 60 vjeç dhe të atyre me sistem imunitar të kompromentuar. Heqjen e detyrimit për mbajtjen e maskave por rekomandon fuqishëm mbajtjen e maskave në ambiente të mbyllura ose të paajrosura mirë. Lejimin e muzikës pas orës 23:00 dhe rihapjen e klubeve të natës, heqjen e detyrimit për të paraqitur dokument vaksinimi për SARSCOV 2, dokument të testimit negativ për SARSCOV 2, apo certifikatë të shërimit nga ky infeksion, për të gjithë shtetasit që hyjnë në Shqipëri nga çdo pikë kufitare duke filluar nga data 1 maj e këtij viti.
Komiteti i Ekspertëve do monitorojë situatën dhe këto masa do vlerësohen në dinamikë. Do ndryshojnë sipas nivelit të riskut. Të nderuar qytetarë, pavarësisht nga situata epidemiologjike, pandemia nuk ka mbaruar. Ekziston rreziku i infeksioneve” , tha Rakacolli.