Të paktën dy persona janë ndaluar nga policia e Lezhës, e cila që nga mbrëmja e djeshme po zhvillon një operacion për tjetërsimin e pronave në Shëngjin.

Mësohet se po ekzekutohen vendimet e apelit të GJKKO-së për personat e ndaluar për tjetërsimin e pronave në Shëngjin.

Më 15 prill GJKKO ka dhënë vendimin për dosjen për tjetërsimin e pronave në Shëngjin.

Mësohet se Vlash Gazuli është dënuar me 2 vite e 8 muaj burg, Kol Lleshi me 2 vite e 4 muaj, Marjeta Përskura 1 vit e 8 muaj burg, Luigj Paloka 5 vite burg, Paulin Simoni 3 vite e 8 muaj burg, Emanuel Gjura 6 vite burg, Zef Lazri 4 vite e 8 muaj dhe Blendi Ndokaj 6 vite e 8 muaj burg. Ndërkohë, 10 vite burg është dhënë për Gjevi Ndokën, si dhe 5 vite e 4 muaj Mimoza Ndokës.