Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkon nga detyra drejtuesen e prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj.
Në një deklaratë për mediat pas vendimit për shkarkimin nga detyra, Imeraj tha:
“Ajo që i kam bërë me dije KPA është vënia në dispozicion e akteve ku 160 të pandehur janë dënuar me formë të prerë e vetëm 3 prej tyre kanë marrë pafajësi. Rezultati në raport me atë që vendosi KPA është jo proporcional, duke mos respektuar parimin e proporcionalitetit”.