Pasi KPA shkarkoi nga detyra drejtuesen e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj, kjo e fundit ka dhënë një deklaratë për mediat ku ka thënë se vendimi është marrë në kundërshtim me ligjin.

Gjatë fjalës së saj Imeraj tha se në KPA ka drejtuar një pyetje “kush e dëshiron shkarkimin e Elisabeta Imeraj” duke ngritur kështu pikpyetje për shkarkimin e saj.

Më tej ajo tha se ka zero pasuri në Shqipëri dhe jashtë saj dhe se çdo akt të dosjes që lidhet me element që kanë të bëjnë me figurën e prokurorit ka treguar puna e saj në vite.

Ajo që pretendohet nga reforma në drejtësi është që zëri i secilit palë të jetë i dëgjushëm, normalisht nuk e lidh këtë me situatën personale, në KPA jam drejtuar me pyetje konkrete “kush e dëshiron shkarkimin e Elisabeta Imeraj”, vetëm kësaj pyetje nuk iu dha përgjigje, duke qenë se kjo çështje pati interes të shtuar të medias, jeni të ftuar në cilësinë e gazetarëve dhe të medias që të merrni çdo fletë të dosjes hetimore që në KPK që vërtetohet që Elisabeta Imeraj ka zero pasuri në Shqipëri dhe jashtë saj, çdo akt të dosjes që lidhet me element që kanë të bëjnë me figurën, puna ime në vite ka folur më së miri se çfarë pune dhe çfarë funksioni është kryer puna e Prokurorit, me çështjet e përfafaqësues, 160 të pandehur janë dënuar me vendim të prerë dhe vetëm 3 prej tyre kanë marrë pafajsi, nuk kanë respektuar propocianalitetin. Ajo çfarë reforma në drejtësi synon është një sistem i pavarur që tejçon besimin te publiku që mendon se të japin vendime në bazë të provave, pavarësisht presioneve politike, ekonomike, kriminale apo ndërkombëtare, jam munduar që të prezantoj jo për vete, por për të gjithë ju që në çdo moment nga ana ime është bërë e mundur dhe janë vënë prova që ky proces ka qenë i afektuar që në fillimet e tij, edhe për shkak të lidhur ngushtësisht të kartelave të justifikuara, nëse reforma në drejtësi është që të sjellë si qëllim që të bazohemi në dokumentacion me denoncime anonime, atëherë është e vërtetë Elisabeta duhet shkarkuar”, tha Imeraj.