Mjeku Ilir Alimehmeti ishte i pranishëm ditën e sotme në tryezën e organizuar nga ish-kryeministri Berisha për sfidat e Arsimit të Lartë.
Alimehmeti nga sjellë në vëmendje largimin e mjekëve nga vendi si një humbje e trurit të vendit.
“Ne vuajmë për mbajtjen e trurit këtu në vend. Ne vuajmë nga një humbje e madhe e mjekëve në veçanti. Produkti jonë këtu është cilësor përderisa ai pranohet në Gjermani dhe vazhdon karrierën e suksesshme jashtë. Duhet të bëjmë më shumë për t’i mbajtur këtu. Shpresoj që të ketë një përmirësim“, tha ai.