Vonesa prej 36 minutash e ambulancës bëri që një 36-vjeçar të humbte jetën në Greqi. Për këtë gjykata vendosi të shpërblejë me 200 mijë euro familjen.

33-vjeçari kishte pësuar atak kardiak dhe humbi jetën për shkak se ambulanca vonoi 36 minuta për të shkuar në vendngjarje.

Për këtë çështje gjykata greke vendosi të shpërblejë familjen e 33-vjeçarit me 200 mijë euro.

33-vjeçari ishte i martuar dhe baba i dy fëmijëve 4 vjeç e 8 muajsh dhe të ardhurat e tij mujore rreth 878 euro ishin të vetmet me të cilat mbante familjen.

Pas vdekjes së tij, gruaja kërkoi nga gjykatat administrative dëmshpërblimin për dëmin moral që pësoi nga vdekja e papritur e bashkëshortit dhe babait të fëmijëve të tyre.