Shqiptarët do të përfaqësohen sërish në Parlamentin e Serbisë.
Shaip Kamberi, drejtues i Koalicionit të Shqiptarëve të Bashkuar siguroi votat e nevojshme në zgjedhjet e përsëritura në qendrën 6 të Bujanocit.
Marrjen e mandatit e konfirmoi vetë Shaip Kamberi përmes një postimi në Facebook, ku falënderon gjithë shqiptarët e Luginës së Preshevës për mbështetjen.
Zgjedhjet në këtë qendër u përsëritën pasi politikanët shqiptarë të Luginës, nxorën në pah parregullsitë me listat e zgjedhësve për shkak të procesit të pasivizimit të adresave.





