Edhe pse Shqipëria ka burimet më të shumta natyrore për prodhimin e energjisë elektrike të tilla si uji, dielli dhe era, familjet tona paguajnë fatura të larta mujore për konsumin e elektricitetit në raport me vendet e tjera në Rajon.

Shqipëria u rendit si vendi me çmimin më të lartë në Rajon pas Malit të Zi, sipas Eurostat për vitin 2021.

Të dhënat tregojnë se familjet shqiptarë paguajnë 9.37 euro për 100 kilovat të harxhuara nga 9.74 euro që paguajnë familjet në Malin e Zi. Familjet në Bosnjë paguajnë 8.68 euro për kilovat/orë, në Maqedoninë e Veriut, 8.4, në Serbi 8.11, në Turqi, 7.88, ndërsa çmimet më të ulëta ofrohen në Kosovë me vetëm 6.07 euro për kilovat-orë.

Çmimet mesatare të gazit në BE u rritën gjithashtu krahasuar me të njëjtën periudhë të 2020 (7,0 € për 100 kWh) në 7,8 € për 100 kWh në gjysmën e dytë të 2021. Kohët e fundit, çmimet e shitjes me shumicë për energjinë elektrike dhe gazin janë rritur ndjeshëm në të gjithë BE-në . Kostot e energjisë dhe furnizimit, të shkaktuara nga disa faktorë ekonomikë, kanë ndikuar kryesisht në rritjen.

Çmimet e energjisë elektrike shtëpiake u rritën në 25 shtete anëtare të BE-së në gjysmën e dytë të 2021, krahasuar me gjysmën e dytë të 2020. Rritja më e madhe (e shprehur në monedhat kombëtare) u regjistrua në Estoni (+50%), përpara Suedisë (+49% ) dhe Qipron (+36%).

Midis gjysmës së dytë të vitit 2020 dhe gjysmës së dytë të 2021, çmimet e gazit u rritën në 20 nga 24 shtetet anëtare të BE-së që raportojnë çmimet e gazit natyror në sektorin e amvisërive. Rritjet më të mëdha në çmimet e gazit për familjet në valuta kombëtare janë vërejtur në Bullgari (+103%) e ndjekur nga Greqia (+96%) dhe Estonia (+83%).

Në të kundërt, uljet e vetme në çmim u regjistruan në Sllovaki (-12%), Çeki (-5%) dhe Portugali (-1%). E shprehur në euro, çmimet mesatare të gazit për familjet në gjysmën e dytë të 2021 ishin më të ulëtat në Hungari (3,1 € për 100 kWh), Kroaci (4,0 €) dhe Lituani (4,1 €) dhe më të lartat në Suedi (18,6 €), Danimarkë (12,5 €). ), Holanda (11,0 €) dhe Spanja (10,8 €).