Sipas MeteoAlb, pjesa e parë ditës do të jetë me alternime kthjellimesh të pakta dhe vranësirash të shpeshta, të cilat më të dukshme do të jenë në zonat malore verilindore dhe juglindore.
Ndërsa, orët e pasdites sjellin grumbullim të vranësirave duke rrezikuar shira në zonat jugore dhe zona të izoluara në qendër të territorit. Gjatë natës i gjithë vendi dominohet nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 25°C.
Era do fryjë mesatare në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë max 40 km/h nga drejtimi veriperëndimor, për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të krijohet dallgëzim mbi 3 ballë.