Edhe pse ka mbetur dhe një ndeshje, matematikisht skuadra e Erzenit arrin të sigurojë biletën për në Kategorinë Superiore.

Elton Arbana, kryetari i bashkisë Shijak, njëkohësisht dhe presidenti i ekipit të Erzenit është shprehur:

“Kjo është një festë për të gjithë ne sepse po finalizojmë me sukses objektivin që vendosëm, për ta çuar Erzenin aty ku meriton pas shumë viteve. Jemi të gjithë shumë entuziast dhe falenderues për shpirtin e skuadrës dhe të gjithë ato që kanë punuar për të arritur këtu ku jemi sot.
Festa vazhdon… Forca çuna!”