Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi sot se java e ardhshme pritet të nis me reshje dhe temperaturat do të pësojnë rënie.

Sipas shërbimeve Meteorologjike ditën e hënë, si pasojë e qarkullimit të masave më të freskëta me lagështirë, parashikohen reshje në të gjithë vendin.

Reshjet do të jenë në formën e shtrëngatave. Si rezultat, temperaturat do të pësojnë rënie.

Tashmë po i afrohemi fundit të pranverës, kështu orët e gjata të ditës sjellin temperatura në rritje. Pikërisht në këto orare duke patur dhe paqendrueshmëri në ajër krijohen kushtet të përshtatshme për reshje, shtrëngata e rrebeshe të cilat do të jenë në të gjithë vendin.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim kryesor veriperëndimin, ndërsa valëzimi i forcës do të jetë 2 deri 4 ballë kryesisht të premten. E premtja shoqërohet edhe me rritjen e temperaturave në të gjithë vendin.

Shtrëngata të furishme shiu dhe breshëri, mësoni si