Marjeta dhe Bedriu janë bashkëshortë që kanë ardhur në “Shihemi në Gjyq” për shkak të një kredie. Bedriu e akuzon gruan për një gjest ndihmese që ajo është përpjekur të bëjë ndaj një të afërmi duke lënë shtëpinë e tyre si garanci bankare për kredinë që do të merrte kushëriri i saj.
Siç tregojnë të dy në rubrikën nga “E diela shqiptare” në Tv Klan, ai iu kishte thënë se shuma për të cilën bëhej fjalë ishte 10 milionë Lekë.
5 vite më vonë, ai iu dorëzon certifikatën duke iu thënë se shuma është shlyer, por me vdekjen e tij disa kohë më vonë çifti zbulon se në të vërtetë bëhej fjalë për 30 milionë Lekë, për të cilat banka i njofton se nëse nuk shlyhen këstet, do t’iu merret shtëpia. Bedriu i kërkon gruas që ta zgjidhë këtë “lëmsh” me njerëzit e saj, ku i referohet bashkëshortes së kushëririt të Marjetës ose përndryshe të mos kthehet më në shtëpi.
Bedri: Çfarë llafos ti moj? A ishim bashkë atje, a ama mbushe mendjen mua ti, ti moj idiote. Ma mbushe mendjen mua ti.
Marjeta: Pse më sjell mua këtu ti? Ç’të bëra unë ty? Ti vetë firmose se e kishe dhe ti firmën, s’e kisha vetëm unë.
Bedri: Do na hedhin në mes të rrugës neve.
Marjeta: Ajo mashtruese qenka nuk them se s’është.
Bedri: Mashtruese e madhe! Çfarë i ke bërë ti gjithë këto, o u bëfsh lëmsh u bëfsh! Çfarë ke bërë? Çfarë do bëjmë ne tani? Do rrimë përjashta? Përjashta do rrimë ne? Fëmijët po futen në sherr moj! Thotë fëmija ku e kam pasurinë? Mbështille mendjen o shqiptar! Kemi 30 e ca vjet martuar./tvklan.al