Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur në Korçë, ku një foshnje u gjet e pajetë në një valixhe, e futur nga nëna, e cila dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Nëna, që dyshohet se vuante nga sëmundje të shëndetit mendor, dyshohet se e ka sjellë në jetë fëmijën në banesë, ndërkohë që bashkëshorti, Klodian Asimllari, thuhet se nuk ka qenë në banesë. Ky i fundit tronditi më tej me dëshminë e tij në polici, ku pohoi se nuk ishte në dijeni që grua e tij ishte shtatzënë.

Po ashtu ai theksoi se para 1 muajsh kishte ardhur nga Greqia në banesën e tij dhe gjatë kësaj kohe kishte ndjerë aromë të keqe në banesë. Pas zbulimit tronditës, se një valixhe e fshehur në dollap kishte brenda trupin e foshnjës, ai njoftoi i alarmuar policinë.

Kjo e fundit nisi hetimet, ndërsa trupi i pajetë i foshnjës po i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore. Burri në dëshminë e tij para oficerëve tha se nuk kishte pasur raport intim me bashkëshorten e tij dhe se për një vit nuk kishte qenë në banesë, ndaj pretendonte se nuk ishte babai i fëmijës. Aktualisht gruaja ndodhet në maternitetin e spitalit të Korçës, ku po merr mjekimin e nevojshëm.